Zbulohet kalendari/ Ja ndeshjet për javën e 23-të në Kategorinë Superiore

Zbulohet kalendari/ Ja ndeshjet për javën e 23-të në Kategorinë Superiore

20:43, 18/02/2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar kalendarin e javës së 23-të që do të luhet në 3 ditë të ndryshme.

Super dueli në Korçë ndërmjet Skënderbeut dhe Tiranës do të çelë ndeshjet e kësaj jave, në një sfidë shumë interesante për të dy skuadrat që kanë nevojë për pikë.

Të shtunën në dy orare të ndryshme do të luhen dy sfida të tjera. Në orën 14:00 në Gjirokastër Luftëtari do të presë Teutën në një sfidë ku barazimi nuk kënaq asnjërën nga dy skuadrat, ndërkohë që në orën 17:00 Partizani do të bëjë maksimumin për t’u rikthyer te fitorja ndaj Flamurtarit.

Të dielën Kukësi do të presë Kamzën, ndërsa Kastrioti do përballet me Laçin.

E premte, 22 shkurt 2019
Ora 18:00 Skënderbeu – Tirana           

E shtunë, 23 shkurt 2019
Ora 14:00 Luftëtari – Teuta           
Ora 17:00 Partizani – Flamurtari   

E dielë, 24 shkurt 2019
Ora 14:00 Kukësi – Kamza    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco