Zidane vë disa kushte për t’u bërë trajner i klubit të madh

Zidane vë disa kushte për t’u bërë trajner i klubit të madh

10:22, 18/02/2019

Zinedine Zidane është i gatshëm që të shkojë te skuadra e Chelseat në rolin e trajnerit, nëse i plotësohen disa kushte financiare.

“The Sun” shkruan sot se ish-trajneri i Real Madridit është i gatshëm të flasë seriozisht për t’u bërë trajneri i “Bluve të Londrës”, ku kërkon një buxhet prej 200 milion paund për transferimet.

Francezi thuhet se ka një kërkesë të ndarë në tre pjesë.

Marrëveshje e re me Eden Hazardin, ku parashihet që të qëndrojë dhe të ndërtojë një ekip përreth tij.

Rreth 200 milion paund për të përmirësuar skuadrën, ku pritet të ketë ndryshime në të gjitha repartet e ekipit.

Të ketë rol kryesor në rekrutimin e lojtarëve së bashku me drejtorin, Marina Granovskaia.

Megjithatë kjo lëvizje mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco