Te Barcelona bëhet modë, lojtarit i vjedhin shtëpinë

Te Barcelona bëhet modë, lojtarit i vjedhin shtëpinë

21:45, 17/02/2019

Ditën e djeshme, Kevin Pinc Boateng e ka nisur ndeshjen që Barcelona luajti kundër Vajadolidit si titullar.

Çdo gjë duket se ka shkuar mirë, por deri në momentin që është kthyer në shtëpi.

Në banesën e tij, sipas asaj që raportohet nga “El Mundo Deportivo”, kanë hyrë hajdutët dhe kanë vjedhur sende me vlerë që arrin deri në 400 mijë euro.

Policia lokale ka nisur tashmë hetimet në përpjekje për të identifikuar ata që kanë bërë këtë akt.

Edhe Jordi Albës, lojtarit tjetër të Barcelonës, i ka ndodhur kjo gjë në nëntor kur Barcelona luante në Milano kundër Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco