Dikur luante në Serie A, sot bën çudinë. Pjacenza futet në fushë vetëm me 7 lojtarë

Dikur luante në Serie A, sot bën çudinë. Pjacenza futet në fushë vetëm me 7 lojtarë

18:39, 17/02/2019

Në Itali në ndeshjen e Serisë C në Grupin A, mes Cuneos dhe Piacenzas, është regjistruar një rezultat që rrallë e shohim në një ndeshje futbolli.

Vendasit kanë fituar thellë me rezultatin 20-0, kjo pasi miqtë janë në një krizë të thellë.

Piacenza kishte tre ndeshje që nuk zbriste në fushë, për shkak të shumë probleme që ka pasur kohët e fundit dhe një ndeshje e katërt pa luajtur, do i skualifikonte ata nga liga.

Kështu ata kanë vendosur që të provojnë shanset e tyre dhe kanë rreshtuar në fushë vetëm 7 lojtarë, të gjithë nga mosha 16 deri në 19 vjeç.

Për t’u përmendur është fakti që edhe trajneri ishte 19 vjeç.

Kujtojmë që para disa sezonesh Pjacenza ka qenë pjesëmarrëse në Serie A

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco