Kur do kthehet Neymar? Ja çfarë thotë babai i lojtarit

Kur do kthehet Neymar? Ja çfarë thotë babai i lojtarit

15:44, 17/02/2019

Neymar ka pësuar një dëmtim dhe nuk dihet kur mund të rikthehet në fushë. Dokotorët e PSG kanë shikuar që rikuperimi po zgjat më shumë se ishte parashikuar.

Rikthimi i tij në fushë pa u shëruar në 100% nuk shikohet si opsion sepse braziliani mund të dëmtohet përsirë në të njëjtin vend.

Edhe fitorja në ndeshjen e parë ndaj Manchester United ka bërë që të qetësohet pak situata në kampin francez.

Pikëpyetja e madhe qëndron nëse braziliani do të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër ‘djajve të kuq’, por për këtë pyetje dilemat i ka shuar babai i lojtarit.

“Për tani, Neymar është i lënduar. Është e komplikuar dhe shqetëson ata që duan futbollin dhe ata që duan ta shohin atë duke luajtur” ka thënë Neymar ‘senior’.

“Protokoli thotë se do të ketë së paku 10 javë mungesë. Të kthehet kundër United është e pamundur” ka thënë ndër të tjerash babai i lojtarit.

Neymar kishte kaluar nga Barcelona tek PSG për shumën e 222 milionë eurove. Kjo është hera e dytë që braziliani i mungon skuadrës së tij në këtë fazë të rëndësishme të garave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco