U refuzua një herë, Bayern Munih kërkon sërish yllin e Chelseas

U refuzua një herë, Bayern Munih kërkon sërish yllin e Chelseas

12:03, 17/02/2019

Daily Mail raporton se Bayern Munih vazhdon të besojë në transferimin e anësorit anglez Hudson-Odoi, edhe pse deri tani është refuzuar nga Chelsea për shërbimet e tyre.

Kampioni i Bundesligës ofroi 35 milionë funte për Hudson-Odoi, aq sa Chelsea e vlerëson adoleshentin, në afatin kalimtar të janarit, por u refuzua.

Që prej ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit, Hudson-Odoit nuk u janë dhënë mundësitë për të luajtur në ekipin e parë.

Kjo ia ka shtuar besimin Bayernit se do të mundë ta transferojë atë në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco