Manchester United bën mega oferten për Koulibaly

Manchester United bën mega oferten për Koulibaly

11:09, 17/02/2019

Kalidou Koulibaly ka dy sezone që është në formë shumë të mirë. Kjo ka bërë që ekipet elitare të botës të interesohen për shërbimet e tij. 27 vjeçari së fundmi po kërkohet nga Manchester United.

Përfaqësuesi i Senegalit u pyet rreth interesimit të shfaqur nga klubet e mëdha për të premten mbrëma. Ai tha se kjo e bën të lumtur, por nuk e shpërqendron nga Napoli.

“Jam i lumtur ta dëgjojë këtë, pro unë jam i përqendruar vetëm në Napolit dhe të dëshmoj se çfarë mund të bëj në fushë. Në Napoli gjej shumë motiv, sepse ne duam të dëshmojmë se jemi në nivelin më të lartë dhe unë dua të vazhdoj të përmirësohem”, tha ai.

Përkundër këtyre komenteve, gazetat angleze vazhdojnë të raportojnë se Koulibaly dëshiron të kalojë në Premierligë.

Është raportuar se interesim për të kanë shprehur Chelsea, Arsenal dhe Manchester City, por Unitedi mbetet klubi më i interesuar për të, pasi është i gatshëm t’i ofrojë 102 milionë euro për të.

Por, Koulibaly nënshkroi kontratë me Napolin shtatorin e kaluar, e cila i skadon më 2023.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco