Kthehet pas dëmtimit dhe shënon gol, ekipi spanjoll përgëzon Sadikun

Kthehet pas dëmtimit dhe shënon gol, ekipi spanjoll përgëzon Sadikun

09:42, 17/02/2019

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku para një viti u transferua tek Levante në kampionatin spanjoll. Ai nuk pati shumë fat me këtë transferim.

Sadiku pësoi disa dëmtime të njëpasnjëshmë duke e lënë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Por Levante nuk e ka harruar bomberin shqiptar.Në faqen zyrtare të spanjollëve në Twitter, pas golit të shënuar nga bomberi shqiptar u postua një mesazh që i kushtohej atij.

“Të kalosh gjithçka, përpjekje dhe këmbëngulje për t’u kthyer në fushën e lojës! Urime Armando Sadiku! Një gol shumë i veçantë”, shkruante klubi spanjoll për futbollistin shqiptar.

Eksperienca e Armando Sadikut te Levante zgjati vetëm 6 ndeshje në kampionatin e kaluar, ndërsa më pas,  gjatë verës, ai u dëmtua në fazën përgatitore. Klubi spanjoll ka të drejtën të kthejë futbollistin nga Lugano në fund të këtij sezoni, edhe pse teorikisht e ka shitur atë në radhët e klubit zviceran.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco