Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Gattuso: Piatek ka lindur për të shënuar gola

Gattuso: Piatek ka lindur për të shënuar gola

09:37, 17/02/2019

Trajneri i Milan Gennaro Gattuso ka thurur lëvdata të mëdha ndaj sulmuesit polak Piatek. Bomberi shënoi dy herë në ndeshjen e mbrëmshme në fitoren e rëndësishme të Milan kundër Atalantës.

Ai ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje dhe sigurisht se kjo nuk mund t’i ketë ikur trajnerit të ‘rossonerëve’.

“Në shtatë apo tetë muaj të gjithë janë mësuar me këto gola” ka thënë Gattuso për ‘Sky Sport Italia’.

“Piatek është një lojtar që jeton për të shënuar gola. Ai po bën mirë edhe me lëvizjet, dhe ka aftësi teknike shumë të mira” ka thënë tutje ‘Rino’.

“Ne jemi të lumtur që e kemi atë në skuadër” ka thënë ndër të tjerash trajneri i Milan.

Kujtojmë se Piatek shënoi edhe njo ‘dopio’ muajin e kaluar, në Kupën e Italisë, kundër një kundërshtari si Napoli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco