Suksesi i madh/ Skiatori shiptar kualifikohet në finale

Suksesi i madh/ Skiatori shiptar kualifikohet në finale

08:48, 17/02/2019

Skiatori shqiptar, Erjon Tola është kualifikuar në finalen e slalomit në botërorin e skive që po zhvillohet në Suedi. Sportisti kuqezi e mbylli në vendin e 49 garën kualifikuese duke siguruar këtë sukses të madh.

Nga skiatorët e tjerë Marsel Biçoku u rendit i 79, ndërsa Mathieu Kaço dhe Vasil Veriga nuk e përfunduan provën e tyre. 

Botërori shërben edhe për të marrë sa më shumë pikë për Lojërat Dimërore të vitit 2022 në Pekin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco