Wanda po çmend tifozët e Interit, nxjerr FOTO të Icardit me fanellën e Juves

Wanda po çmend tifozët e Interit, nxjerr FOTO të Icardit me fanellën e Juves

23:47, 16/02/2019

Gruaja dhe njëkohësisht agjentja e Icardit, Wanda Nara i ka shpallur luftë të hapur tifozëve të Interit.

Së fundmi, “Inter Germany” ka postuar në “Facebook”, një “Instastory” të Wandas, ku shfaqet Icardi me bluzën e Juventusit.

“Inter Germany” pretendon se fotoja është hedhur nga bashkëshortja e Icardit, teksa është fshirë menjëherë. Ngelet për t’u vërtetuar nëse kemi të bëjmë me një lajm bombastik që lidh ish-kapitenin e Interit me Juventusin, apo është thjesht një foto montazh

Kujtojmë që ditën e  sotme tifozët e Interit i kanë dërguar mesazhe kërcënuese bukuroshes madje ajo është sulmuar edhe me gurë gjatë kohës kur ndodhej me fëmijët e saj.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco