FOTO/ Mes lotësh i jepet lamtumira, Emiliano Sala përcillet për në banesën e fundit

FOTO/ Mes lotësh i jepet lamtumira, Emiliano Sala përcillet për në banesën e fundit

23:28, 16/02/2019

Mes lotësh është përcjellë për në banesën e fundit futbollisti argjentinas, Emiliano Sala.

Me qindra persona u mblodhën sot në Argjentinë për t’i dhënë lamtumirën 28-vjeçarit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Romina Sala, motra e futbollistit, shpërtheu në lot ndërkohë që shihte arkivolin e të vëllait. Pas djegies, hiri i Sala do të varroset në një varrezë në Santa Fe.

Sulmuesi argjentinas vdiq pasi aeroplani që po udhëtonte për në Cardiff, ku ishte transferuar në janar nga Nantes, u rrëzua në Kanalin Anglez më 21 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco