Jo vetëm Ramos, ja futbollisti tjetër që dënohet nga UEFA

Jo vetëm Ramos, ja futbollisti tjetër që dënohet nga UEFA

09:16, 16/02/2019

UEFA ka akuzuar mesfushorin e Valencias, Geoffrey Kondogbia, se ka marrë një karton të verdhë të qëllimshëm në ndeshjen e Europa League ndaj Celticut.

Një gjë e tillë është konfirmuar vet nga UEFA, një ditë pasi nisen hetimet për kapitenin e Los Blancos, Sergio Ramos, për një veprim të ngjashëm në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.

Sipas rregullave të UEFA-s, lojtarët që ndëshkohen qëllimisht në mënyrë që të pezullohen në një moment të favorshëm mund të dënohen edhe me një ndeshje tjetër, andaj, Kondogbia, që mori një karton të verdhë për vonesë loje, mund të mungojë në ndeshjen e parë në çerekfinale.

Valencia ishte në avantazh 2-0 në 1/16 ndaj Celtic kur Kondogbia mori një karton të verdhë për vonesë loje.

Kondogbia dëshironte që të ishte i pastër për ndeshjet e 1/8 të Europa League, por vështirë se do ta falë UEFA, ashtu si edhe Sergio Ramosin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment