Eros Grezda bëhet ‘trajner’ i Akademisë së Rangers

Eros Grezda bëhet ‘trajner’ i Akademisë së Rangers

23:53, 15/02/2019

Eros Grezdën nuk e ka ndjekur fati i mirë as në Skoci, duke qenë se pak javë pasi kaloi një dëmtim që e kishte marrë në kohën kur luante me Osijekun, pësoi një tjetër dëmtim me Rangersin dhe po qëndron jashtë fushave të blerta.

Megjithatë, klubi i Rangersit ka besim te sulmuesi shqiptar dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë tjetër me vendimin e marrë.

Grezda ka qenë i përzgjedhuri i klubit për të shkuar pranë akademisë së Rangersit, aty ku edhe ka zhvilluar një seancë stërvitore me të rinjtë e klubit skocez.

Natyrisht, duke ditur që Grezda është një lojtar që konsiderohet i rëndësishëm për skuadrën, fëmijët kanë përfituar nga momenti për të bërë foto dhe për të marrë autografe nga Grezda që siç duket, tashmë është një idhull dhe shembull për të rinjtë e akademisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco