Cungu: Sot ishim në një ditë tersi, nuk dorëzohemi për titullin

Cungu: Sot ishim në një ditë tersi, nuk dorëzohemi për titullin

20:30, 15/02/2019

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, ka theksuar pas humbjes në Durrës se ndeshja u vendos nga episodet dhe se ishte një ditë tersi për skuadrën e tij.

Ai ka theksuar se Kukësi do ta vazhdojë kampionatin me synimet e veta, pasi asgjë nuk ka përfunduar.

“Mendoj se djemtë bënë një ndeshje të mirë. Ritmet ishin në ekuilibër. Kaluam në avantazh dhe e mbyllëm pjesën e parë në avantazh. Ishim përsëri në lojë dhe mund ta mbyllnim ndeshjen me Rrocën, por nuk arritëm në atë rast flagrant. Nuk duhet të bënin faulle afër zonës sonë, pasi Teuta ka lojtarë shumë shtatlartë.

Dzaria luajti me temperaturë, kurse Limaj nuk ishte në gjendjen e duhur, pasi pësoi një dëmtim. Kukësi ka forca që të bëjë kampionatin e vet. Nuk ka përfunduar, janë edhe 14 javë dhe çdo gjë mund të ndodhë në lojë.

Kukësi i ka mundësitë të luajë futboll dhe të marrë pikët e veta. Deri tani kemi bërë kampionat shumë të mirë, këtë mund të them. Pasi pësuam golin e barazimit, nuk duhej të ruheshim më, tentuam të shënonim golin e dytë.

Nuk ishte një ditë me fat, ishte një ditë tersi, pasi me situata që kishim, mund ta fitonim ndeshjen. Humbëm penallti. I druhesha mesfushës së Teutës dhe aty e humbëm ndeshjen.

Kukësi ka potencial, e ka treguar veten. Nuk e filluam mirë kampionatin, por më pas kemi luajtur mirë”, tha trajneri i kuksianëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco