VIDEO/ Dalin pamjet ku vërtetojnë se Ramos mori karton me qëllim. Nis hetimi nga UEFA

VIDEO/ Dalin pamjet ku vërtetojnë se Ramos mori karton me qëllim. Nis hetimi nga UEFA

19:07, 14/02/2019

UEFA mund ta pezullojë me dy ndeshje Sergio Ramosin pas kartonit të verdhë që e mori me qëllim mbrëmë në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Ajaxit.

Pas fotografive të publikuar nga “Golazo de GOL”, ku u zbulua e vërteta e Sergio Ramosit lidhur me kartonin e verdhë që mori në fitoren 1-2 në Holandë ndaj Ajaxit, tani është publikuar edhe video.

Menjëherë pas golit të Marco Asensios për 2-1, Ramos kthehet nga stoli i klubit dhe thotë: “Kartonin, a ta kërkoj?”.

Në videon e publikuar, shihet Ramos duke folur fillimisht me Nachon e pastaj edhe me Modricin, para se të shikojë nga stoli dhe të bëjë me gjeste që a të ndëshkohet me të verdhë, për të munguar për takimin e kthimit, në mënyrë që të jetë i pastër për çerekfinale.

Pas pak minutave pas gjesteve të Ramosit, ndodhi edhe ndërhyrja e kapitenit të Los Blancos dhe u ndëshkua me të verdhë, që tani do të humbasë ndeshjen e kthimit me 5 mars në "Santiago Bernabeu", ndoshta edhe më shumë.

Raportohet se UEFA tashmë ka nisur hetimet për veprimin e Ramosit dhe nëse zbulojnë diçka të parregullt në atë që bëri 32-vjeçari në Amsterdam me të paktën dy ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco