VIDEO/ Gareth Bale rrezikon 12 javë pezullim për gjestin që bëri në derbi

VIDEO/ Gareth Bale rrezikon 12 javë pezullim për gjestin që bëri në derbi

18:14, 14/02/2019

Ndeshja derbi e qytetit të Madridit mes Atleticos dhe Realit e cila përfundoi 1-3 në favor te Los Blancos nuk kaloi pa polemika.

Nga sistemi VAR, te tallja e Ramos me Griezmann në mënyrën e festimit të golit.

Por tashmë ylli i ekipit Gareth Bale rrezikon 12 ndeshje skualifikim për festimin fyes të bërë në fushë pas golit të shënuar në derbin kundër Atletico Madrid.

Uellsiani e ekzagjeroi pak me gjestin që i ka drejtuar tifozëve rivalë në "Wanda Metropolitano" dhe rrezikon ta paguajë shtrenjtë.

Sipas "Daily Mail dhe "ESPN", Bale rrezikon të pezullohet nga 4 deri në 12 ndeshje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco