Mori me dëshirë kartonin e verdhë, Ramos rrezikon dënimin

Mori me dëshirë kartonin e verdhë, Ramos rrezikon dënimin

15:42, 14/02/2019

Për shkak kartonash, Sergio Ramos do të mungojë për Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit në 1/8 e Champions Leagues kundër Ajaksit.

Por ky ndëshkim rrezikon të zgjasë në kohë pezullimin për kapitenin madrilen që akuzohet se është ndëshkuar qëllimisht për të qenë i “pastër” nga kartonat në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Për të rënduar pozicionin e Sergio Ramos ka menduar vetë mbrojtësi, i cili në deklaratën e tij menjëherë pas sfidës pranoi se e kishte kërkuar vetë kartonin.

“Do të gënjeja nëse do thoja se nuk ishte një ndërhyrje e sforcuar. Por ndonjëherë në futboll duhen marrë vendime të vështira”, ka thënë spanjolli.

Por në bazë të rregullores së UEFA-s, ky gjest konsiderohet si anti-sportiv dhe parashikon dy ndeshje pezullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco