Tifozët e Dortmundit hapin banderolën: ‘UEFA e FIFA mafia’, duam...

Tifozët e Dortmundit hapin banderolën: ‘UEFA e FIFA mafia’, duam...

14:55, 14/02/2019

Tottenhami mposhti me lehtësi 3-0 skuadrën e Dortmundit në ndeshjen e parë të vlefshme për Champions Leagues.

Në Londër kishin udhëtuar tifozë të shumtë nga Dortmundi për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Ata kanë shprehur hapur pakënaqësitë që kanë karshi UEFA-s dhe FIFA-s duke i konsideruar mafia. Shkak për këtë është bërë ‘Football Leaks’ duke qenë se janë publikuar me dhjetëra skandale të ndryshme që kanë qenë jo pak goditje për futbollin europian.

“UEFA e FIFA Mafia. Duam transparencë” shkruhej në banderolat e mëdha të hapura nga tifozeria e Dortmundit në ‘Wembley’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco