Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

5 vjet në terr, gazeta e njohur do publikojë imazhet e Schumacherit pas aksidentit

5 vjet në terr, gazeta e njohur do publikojë imazhet e Schumacherit pas aksidentit

14:36, 14/02/2019

Gjendja shëndetësore e Michael Schumacherit mbetet enigmë për të gjithë tifozët e pilotit legjendar.

Revista gjermane “Bunte” ka arritur të gjejë se ku gjendet 7 herë kampioni i botës në Formula Uno.

Media e njohur ka njoftuar se do të publikojë foto ekskluzive në botimin e shtypur si dëshmi për këtë histori.

Familja e Schumacherit e ka transferuar pilotin nga shteti zviceran për në Mallorca në fund të vitit të kaluar, ku kaloi festat e fundvitit dhe ditëlindjen e 50-të.

Schumacher u transportua me një helikopter privat për tek vendi ku jeton, në vilën Jasmin, i cili është edhe pronari i portit D’Andratx.

Kujtojmë që më 28 dhjetor të vitit 2013, piloti i Ferrarit pësoi një aksident të tmerrshëm në ski në Alpet franceze dhe informacionet për gjendjen shëndetësore të sportistit janë mbajtur sekret.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco