Mema zgjedh 11-shen, zbulohet formacioni i Tiranës ndaj Luftëtarit

Mema zgjedh 11-shen, zbulohet formacioni i Tiranës ndaj Luftëtarit

13:12, 14/02/2019

Tirana vazhdon punën për të marrë rezultatin e radhës pozitiv në takimin me Luftëtarin. Trajneri Ardian Mema, dje ka punuar me ekipin për ta bërë gati për sfidën me gjirokastritët. Mema ka fshehur formacionin, i cili nuk është se do të ndryshojë shumë në krahasim me takimin e fundit kundër Kukësit.

Dy janë dilemat në formacionin e Tiranës. Së pari krahu i djathtë dhe mesfusha. Në krahun e djathtë mungon Albi Doka dhe në vend të tij do të luajë Dorian Kërçiku dhe me Turtullin Imamin dhe Hoxhallarin në pjesën tjetër të repartit në prapavijë, së bashku me portierin Abibi.

Në mesfushë, gjasat janë që ujërat të mos lëvizin me treshen Hasani-Daja Kërçiku, por edhe me Majeven që mund të zërë vendin e ndonjërit.

Në sulm, treshja NgoGreca-Halili, të cilët janë munduar të bëjnë shumë në repartin e avancuar këto kohë. Ndërkaq, dje ka lënë stërvitjen në mes Jurgen Goxha, i cili kishte probleme dhe u la pushim nga trajneri i bardhebluve.

'Panorama Sport' ka publikuar formacionin e mundshem të Tiranës:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco