Ibrahimovic me këtë deklaratë ‘thumbon’ sërish Ronaldon

Ibrahimovic me këtë deklaratë ‘thumbon’ sërish Ronaldon

11:35, 14/02/2019

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të insistojë se transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventus nuk është një ‘sfidë’ e re.

Në një intervistë për “DAZN”, Ibrahimovicit tha se 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka shkuar për të ngritur Juventusin e cila sipas tij është një ndër klubet më të mira në botë.

“Unë nuk thash se transferimi i tij nuk ishte i madh”, u shpreh Ibrahimovic për DAZN.

“Kam thënë se nuk ishte një sfidë për t’iu bashkuar Juventusit. Nuk është një sfidë të shkosh në një nga ekipet më të mira në botë”.

“Ndoshta kjo varet nga ajo se çka ju mendoni për sfidat. Për mua, sfidë është t’i bashkohesh një ekipi dhe i dërgon lart ata. Kjo është një sfidë”.

“Pavarësisht kësaj Ronaldo në Itali është një nënshkrim i madh për futbollin atje, sepse falë tij, Serie A është rritur”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco