Përgjaket Lazio-Sevilla, sherr masiv me thika. Dy tifozë në gjendje kritike për jetën

Përgjaket Lazio-Sevilla, sherr masiv me thika. Dy tifozë në gjendje kritike për jetën

11:15, 14/02/2019

Dhuna ka goditur sërish futbollin europian.

Një sherr masiv ka përgjakur kryeqytetin e Italisë, në prag të sfidës mes Lazios dhe Sevillas të vlefshëm për Europa Leaguen.

Tifozeri nga të dyja skuadrat janë përfshirë në një sherr masiv në qendër të qytetit, ku janë përdorur shkopinj dhe thika.

Si pasojë e këtij sherri, kanë mbetur të plagosur 3 persona, mes të cilëve 1 spanjoll, një anglez dhe një italian ku dy të parët janë në gjendje më të rëndë.

Lufta përfshiu rreth 40 persona dhe ndoshta arsyeja ka qenë kalimi i tifozëve spanjollë pranë një klubi të frekuentuar nga ultrasit të Lazios.

Policia ka nisur hetimin për ngjarjen e ndodhur.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco