Nuk është Zidane, Chelsea kontakton me trajnerin e ri

Nuk është Zidane, Chelsea kontakton me trajnerin e ri

10:07, 14/02/2019

Chelsea shumë shpejt do ta shkarkojë trajnerin Maurizio Sarrin.

Ky i fundit ka humbur besimin pas disfatës së thellë 6-0 kundër Manchester Cityt dhe e ardhmja e italianit është vënë në pikëpyetje.

Kjo ka bërë që anglezët të mendojnë për një strateg të ri, i cili duket se do të jetë francezi legjendar, Laurent Blanc.

Madje, “TuttoMercatoËeb” raporton se ish-trajneri PSG-së sot është kontaktuar nga The Blues dhe bisedimet pritet të finalizohen gjatë javëve të ardhshme.

Në të vërtetë, gjatë ditës së djeshme është raportuar se The Blues po kërkojnë shërbimet e Zinedine Zidane, i cili gjatë verës së kaluar ishte larguar nga drejtimi i Real Madridit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco