FOTO/ Vdes futbollisti dhe ish-trajneri që zbuloi legjendat e Man United

FOTO/ Vdes futbollisti dhe ish-trajneri që zbuloi legjendat e Man United

09:25, 14/02/2019

Ish-futbollisti dhe trajneri i të rinjve të Manchester United, Eric Harrison ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Lajmin i hidhur është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga klubi i Manchester United të cilët në një deklaratë për mediat shkruajnë:

 “Ne jemi jashtëzakonisht të trishtuar të raportojmë se ish-trajneri ynë i të rinjve Eric Harrison vdiq mbrëmjen e kaluar. Kujtimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Ericit në këtë kohë të trishtuar dhe të vështirë”, ka shkruar Manchester United.

Harrison njihet si trajneri që zbuloi futbollistët që më vonë do të konsiderohen si legjendat e “Djajve të Kuq”.

Gary Neville , David Beckham , Ryan Giggs , Paul Scholes , Nicky Butt dhe Phil Neville ishin futbollistët që u rritën me punën e këtij trajneri të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco