Ish-gjyqtari spanjoll: Goli i Ajaxit kundër Realit ishte i rregullt, ja arsyeja...

Ish-gjyqtari spanjoll: Goli i Ajaxit kundër Realit ishte i rregullt, ja arsyeja...

08:45, 14/02/2019

VAR-i debutoi zyrtarisht në Champions League në fazën 1/8-ave, dhe që në javën e parë të kësaj faze, u bë protagonist në takimin mes Ajaxit dhe Realit të Madridit.

Golin e Tagliaficos me kokë në minutën e 38-të, kryesori Scomina e anuloi pasi pa VAR-in.

Por në një prononcim për të përditshmen “Marca”, ish-gjyqtari spanjoll Andujar Oliver beson se goli ishte i rregullt.

“Sa më shumë që i shoh pamjet, aq më shumë bindem se goli ishte i rregullt”, tha Andujar për Radio MARCA.

“Tadic nuk e pengoi Courtoisin, ai nuk pati asnjë ndikim”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco