Solari pas ndeshjes: Fituam falë këtij super lojtari

Solari pas ndeshjes: Fituam falë këtij super lojtari

08:35, 14/02/2019

Trajneri i Real Madrid, Santiago Solari ka folur pas fitores 2-1 përballë Ajaxit në ndeshjen e transfertës për fazën e 1/8-ave të Champions Leagues.

“Në fillim na bllokuan duke na marrë topin në mënyrë agresive dhe në limite të rregullores,” shprehet Solari pas ndeshjes.

Tekniku i “Los Blancos” ndihet i lumtur me paraqitjen e Marco Asensios i cili në minutën e 73’ u fut si zëvendësues i Karim Benzemas.

14 minuta lojë i mjaftuan talentit spanjoll për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

 “Jam veçanërisht i kënaqur për Asension, për mënyrën se si luajti ai dhe për faktin që shënoi golin. Ai dukej i gjallë kur hyri dhe shënoi një gol vërtetë të rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Solari.

 

Solari nuk ka lënë pa përgëzuar edhe skuadrën e Ajaxit, për paraqitjen në këtë ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco