Sergio Ramos zbulon sekretin e fitores me Ajaxin

Sergio Ramos zbulon sekretin e fitores me Ajaxin

23:51, 13/02/2019

Real Madridi fitoi me rezultatin 2-1 në fushën e Ajaxit në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League, por ka qenë një sukses shumë i vuajtur për kampionët në fuqi të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Kapiteni i "Los Blancos", Sergio Ramos, ka shpjeguar arsyen pse skuadra e tij arriti të largohej me një fitore nga Amsterdami mbrëmjen e sotme.

"Ata kanë bërë një presing të lartë, por ne ndryshuam stilin e lojës në pjesën e dytë. Kemi luajtur të bashkuar dhe kemi arritur të shënojmë dy gola në transfertë. Duhet të dish t'i lexosh ndeshjet dhe kjo është ajo që bëmë", deklaroi Ramos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco