VIDEO/ UEFA shpjegon zyrtarisht pse VAR-i anuloi golin e Ajaxit

VIDEO/ UEFA shpjegon zyrtarisht pse VAR-i anuloi golin e Ajaxit

23:34, 13/02/2019

VAR-i debutoi zyrtarisht në Champions League në fazën 1/8-ave, dhe që në javën e parë të kësaj faze, u bë protagonist në takimin mes Ajaxit dhe Realit të Madridit.

Golin e Tagliaficos me kokë në minutën e 38-të, kryesori Scomina e anuloi pasi pa VAR-in.

Iturralde Gonzalez, ish-arbitër spanjoll, për “AS” deklaroi se vendimi ishte i drejtë, për një pozicion jashtë loje.

“Lojtari i Ajaxit pengon portierin, i cili nuk mund të afrohet me topin, dhe arbitri duhet ta rishohë rastin”, shprehet arbitri.

Më vonë, ishte llogaria zyrtare në Twitter e Ligës së Kampioneve, që shpjegoi arsyen pse u anulua goli: “Në minutën e 38-të të sfidës mes Ajaxit dhe Realit të Madridit, goli nga Nicolas Tagliafico u anulua pas përdorjes së VAR. Arbitri vuri re se shoku i Tagliaficos, Dushan Tadic, ishte në një pozicion offside, dhe ishte aktiv ndaj portierit, duke e ndaluar atë të luajë ose të jetë në gjendje të kapë topin teksa lojtari shënon me kokë”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco