VIDEO/ Tërbohet Lorenzo Insigne, i kërkojnë gruas së tij të luajë filma po*no. Ja çfarë ndodh

VIDEO/ Tërbohet Lorenzo Insigne, i kërkojnë gruas së tij të luajë filma po*no. Ja çfarë ndodh

17:43, 13/02/2019

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne, ka rënë pre e një kamera të fshehtë, teksa bashkëshortja e tij, Jenny, e ka tensionuar jashtë mase atë.

Në shtëpinë e tyre kanë mbërritur lule dhe një mesazh zanor me nga një producent që i ofron Jenny-t një rol në një film, “Zonja Bovari”, por me skena paksa tepër të nxehta brenda, gjë që e ka tërbuar sulmuesin e Kombëtares italiane.

Nuk mbaron me kaq, sepse producenti-aktor i bënte telefonata pa fund bashkëshortes së Insignes, duke i dërguar edhe lule, me foton e tij, pa harruar mesazhet në telefon, që natyrisht krijuan tension të paparë mes futbollistit dhe gruas së tij.

“Çkemi zë i mrekullueshëm, po mendoja për ty... puthje!”

Insigne e dëgjon mesazhin dhe tërbohet: “Vërtet po ndodh kjo? Dhe ti po i përgjigjesh? Nuk po i përgjigjesh sepse jam unë këtu?”

Ajo i përgjigjet: “Më thuaj ti përgjigjem, më thuaj ti”...

Insigne, në nerva e sipër, i hakërrehet bashkëshortes dhe i kërkon që t'i përgjigjet një herë e mirë personit që e telefonon dhe i dërgon mesazhet e guximshme: “Kush dreqin je ti që flet me këto konfidenca? Ti nuk je askush.”

“Ashtu? Je xheloz? Po apo jo?”, Jenny e mbajti lojën sa mundi, por situata u bë mjaft e acaruar dhe për pak sa nuk u kalua në dhunë fizike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco