Interi përjashton Icardin nga Europa League, shpërthen motra e argjentinasit

Interi përjashton Icardin nga Europa League, shpërthen motra e argjentinasit

16:47, 13/02/2019

Interi paraditen e sotme ka vendosur që t’i heqë Icardit nga krahu shiritin e kapitenit dhe t’ia japë Handanovicit.

Por, një vendim i tillë ka trazuar “ujërat” në kampin e zikaltërve dhe jo vetëm.

Gjithashtu Icardi për ndeshjen e nesërme që do të luhet në Vjenë kundër Rapidit për Europa Ligë nuk është grumbulluar.

Jo vetëm tifozët e Interit kanë reaguar për këto që kanë ndodhur sot, por edhe motra e Icardit, e cila ka prej kohësh ka një marrëdhënie shumë të agravuar me partneren e vëllait të saj Wanda Narën.

Në “Twitter”, Ivana Icardi ka shkruar: “Kronikë e një vdekje të parashkruar. Vëllai im i gjorë, pse i lejon këto gjëra… Këtu ekstravaganca nuk lejohet. Nëse do të kishe një person serioz që të të kujdeste nuk do të ndodhnin këto”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco