Momente prekëse, në Manchester dhe në Romë mbahet 1 minutë heshtje për Emiliano Sala

Momente prekëse, në Manchester dhe në Romë mbahet 1 minutë heshtje për Emiliano Sala

22:06, 12/02/2019

Ka nisur faza finale e Champions League me dy ndeshjet e para të 1/8-ave, njofton Syri.net.

Manchester United po luan në “Old Traford” me PSG-në, ndërsa Roma në “Olimpico” me Porton.

Këto dy takime nisën me 1 minutë heshtje në nderim të Emiliano Sala, i cili u nda tragjikisht nga jeta për shkak se avioni që po udhëtonte u rrëzua gjatë fluturimit nga Nanta për në Kardif.

Si në “Old Traford”, ashtu edhe në “Olimpico”, tifozët nderuan lojtarin argjentinas, duke u krijuar një atmosferë emocionuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco