Para 2 vitesh kishte probleme me zemrën, sot luan titullar në Champions

Para 2 vitesh kishte probleme me zemrën, sot luan titullar në Champions

21:09, 12/02/2019

Antonio Mirante po mbron portën e Romës në Ligën e Kampionëve, dy vite pasi ishte pranë largimit si pasojë e problemeve me zemrën.

Roma pret sonte Porton në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me Miranten që po luan si titullar në  portën verdhekuqe.

Robin Olsen është në stol për shkak të një problemi me pulpën e këmbës, prandaj 35-vjeçari Mirante starton në portë.

Portieri veteran kishte menduar se do të largohej kur testet parasezonale treguan se ai kishte parregullsi në zemër gushtin e vitit 2016.

Ai pushoi deri në nëntor të atij viti, bëri teste shtesë dhe e zgjidhi problem me zemër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco