Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Presidenti i Cardifit reagon për 17 milion eurot që duhet të paguajë për Emiliano Sala

Presidenti i Cardifit reagon për 17 milion eurot që duhet të paguajë për Emiliano Sala

20:24, 12/02/2019

Presidenti i Cardiff, Mehmet Dalman, ka thënë se skuadra e tij do t’i bëjë pagesën prej 17 milion eurosh Nantes për transferimin e Emiliano Sala, nëse për këtë është e detyruar.

“Natyrisht, nëse ne jemi të obliguar për të paguar, sigurisht që do ta bëjmë. Ne jemi një klub i nderuar”, ka deklaruar presidenti i Cardiff.

“Por nëse nuk jemi, dhe ka disa anomali në këtë, atëherë me siguri që unë si kryetar dhe mbrojtësi i interesave të klubit do të shohim dhe do të mbajmë pozicionin tonë. Kjo është ajo që po bëjmë. Ne jemi ende në procesin e grumbullimit të informacionit dhe ky proces do të vazhdojë, dhe kur të arrijmë një nivel ku do të kemi informacione të mjaftueshme, unë jam i sigurt që do të ulemi me Nantes për të ecur përpara”, përfundoi Dalman. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco