VIDEO/ Tifozët e PSG-së ‘djegin’ Manchesterin

VIDEO/ Tifozët e PSG-së ‘djegin’ Manchesterin

19:11, 12/02/2019

Tifozët e Paris Saint-Germainit janë duke u dëfryer nëpër rrugët e Manchesterit në prag të ndeshjes në Ligën e Kampionëve mes skuadrës së tyre dhe Unitedit.

Manchester Unitedi pret Paris Saint-Germainin në “Old Trafford” në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve, që nis në orën 21:00.

Por, tifozët miq nga Parisi nuk kanë humbur kohë dhe disa orë para ndeshjes kanë vërshuar rrugët e Mançesterit, duke ndezur fishekzjarrë dhe duke festuar.

Në video të publikuar në rrjetet sociale, atë shihen duke kërcyer dhe brohoritur nën zhurmën dhe tymin e mjeteve piroteknike.

Ndeshja e sotme është e para mes këtyre dy skuadrave në fazën e 1/8-ës, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet pas dy jave në Paris.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco