Ka luajtur me të dy ekipet, Ibrahimovic tregon favoritin në Manchester United-PSG

Ka luajtur me të dy ekipet, Ibrahimovic tregon favoritin në Manchester United-PSG

18:45, 12/02/2019

Zlatan Ibrahimovic beson se Paris Saint Germain është favorit për të mundur Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi suedez ka shtuar se ai vetë do të jetë “fituesi”, pavarësisht se cila skuadër do të kualifikohet, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e të dy skuadrave.

Ibrahimovic ishte pjesë e PSG-së për katër sezone, duke filluar nga viti 2012, për t’u transferuar në vitin 2016 në Premierligë te Manchester United, ku luajti deri më 2018-ën.

“PSG do të luajë kundër një skuadre që kanë momentin e tyre tani, kështu që çdo gjë mund të ndodhë me Unitedin, me këdo që ata luajnë”, ka thënë Ibrahimovic për “Fox Sports”.

“Nëse do të isha pyetur para këtij momenti, do të thoja që PSG është favorite’, por tani mendoj se është pak më e vështirë. Por, gjithsesi mendoj se PSG është më tepër favorite, kjo për lojtarët që kanë francezët në ekip”, deklaroi Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco