FOTO/ ‘France Football’ klasifikon 10 klubet më të mira të Botës, ja kush kryeson

FOTO/ ‘France Football’ klasifikon 10 klubet më të mira të Botës, ja kush kryeson

18:20, 12/02/2019

Reali i Madridit është klubi më i madh në Botë, sipas një klasifikimi të kryer nga revista franceze “France Football”.

Në botimin e saj për muajin shkurt, revista listoi edhe 30 klubet më të mira për momentin në të gjithë botën.

Klasifikimi bazohej në analizën e lojtarëve, audiencat televizive, ndjekësit në rrjetet sociale, tifozët në shkallët e stadiumeve, të ardhurat dhe shpenzimet, vlerën në treg të ekipit, si dhe rëndësinë historike të klubit.

85 klube u futën në sitën e “France Football”, dhe nën këto kritere, u listuan edhe 30-shja më e mirë.

Vendin e parë e mban Reali i Madridit, fituesi në fuqi i Champions League, me 184 pikë.

Image

Më pas, e dyta ndjek një tjetër spanjolle, Barcelona me 177 pikë.

Më pas në klasifikim, listohen me radhë Manchester United, Bayern Munchen, Liverpool, dhe vetëm në vendin e gjashtë, italiania e parë, Juventusi me 107 pikë.

Renditja e “Top 10”

Real Madrid                    184 pikë

Barcelona                       177 pikë

Manchester United         151 pikë

Bayern Munchen            135 pikë

Liverpool                        120 pikë

Juventus                        107 pikë

PSG                                 94 pikë

Chelsea                            91 pikë

Manchester City               89 pikë

Arsenal                             88 pikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco