Një tjetër shqiptar në Serie A, Emanuele Ndoj te Sampdoria...?

Një tjetër shqiptar në Serie A, Emanuele Ndoj te Sampdoria...?

17:44, 12/02/2019

Sezonin e ardhshëm Emanuele Ndoj do të luajë në Serinë A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, i cili po spikat në këtë sezon me fanellën e Brescias, që kryeson Serie B, po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e Sampdorias.

22-vjeçari ka rënë në sy për paraqitjet e tij pozitive me kryesuesit e Serie B. Në sfidën e fundit ndaj Carpit ai arriti edhe të realizonte një gol.

“Sampdoria news” raporton se ekipi i Serie A është i interesuar për shërbimet e tij. Në sfidën mes Brescias dhe Carpit madje ka pasur edhe skaut në stadium për të ndjekur performancën e tij.

Ndoj në këtë sezon ka zhvilluar në total 18 paraqitje me Brescian në Serie B, teksa numëron edhe 2 gola të shënuar dhe plot 6 asiste.

Ai përveçse si mesfushor qendre, mund të aktivizohet edhe nga krahët dhe kjo është një nga arsyet që Sampdoria e kërkon me ngulm.

Bresica për ta blerë nga Roma (klubi ku Ndoj u rrit si futbollist) shpenzoi 1,2 milionë euro në verën e vitit 2016, ndërsa tashmë drejtuesit e Brescias pretendojnë të fitojnë rreth 4 milionë euro nga shitja e talentit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco