Shakhtar Donetsk vëzhgon mbrojtësin kuqezi

Shakhtar Donetsk vëzhgon mbrojtësin kuqezi

16:54, 12/02/2019

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, duket se është në radarët e një klubi të rëndësishëm.

Pas performacnës së shkëlqyer ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku dhe realizoi 1 gol, mbrojtësi i Hajdukut është venë në ndjekje nga skautët e Shakhtar Donetskut.

“Slobodnadamacija.hr” është ajo që konfimron këtë lajm, duke shtuar se në Split ndodhen përfaqësues të klubit të madh nga Ukraina.

Nëse ai vazhdon të ketë këtë performancë, në verë mund të ketë një ofertë të rëndësishme nga Shakhtari.

Kujtojmë se në verë të dyja klubet zhvilluan një miqësore në Turqi dhe mesa duket performanca e Ismajlit ka lënë përshtypje të mirë tek ukrainasit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco