Anderlehti huazon Kristal Abazaj, sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi i ri

Anderlehti huazon Kristal Abazaj, sulmuesi shqiptar prezantohet te klubi i ri

16:32, 12/02/2019

Kristal Abazaj ka ndryshuar më në fund ekip. Pas dështimit te Anderlehti, sulmuesi  i Kombëtares sonë është tranferuar te Osijeku në Kroaci.

Marrëveshja është për një huazim me të drejtë blerjeje. Abazaj pritet të tregojë vlerat e tij, pasi qëllimi i transferimit është që ai të fitojë sa më shumë minuta.

Kujtojmë se në verën e 2018-ës, ai kaloi nga Skënderbeu për te Anderlehti për 750 mijë euro.

Gjatë kësaj merkatoje pati zëra edhe për transferimin e tij te Lokereni dhe St.Truden, por që nuk u finalizuan.

Në Kroaci merkato mbyllet më 15 shkurt, ndërkohë pjesë e Osijekut në të shkuarën ka qenë edhe futbollisti tjetër i Kombëtares, Eros Grezda, që u transferua në verë te Rangers në Skoci për 2 milionë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco