Babai i James Rodriguez zbulon prapaskenën, kanë nisur bisedimet me klubin e ri

Babai i James Rodriguez zbulon prapaskenën, kanë nisur bisedimet me klubin e ri

23:26, 11/02/2019

James Rodriguez po përfundon huazimin 2-vjeçar te Bayern Munchen nga Real Madridi dhe pritet të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Babai i kolumbianit ka zbuluar se ata kanë filluar bisedimet me Juventusin, ndërsa marrëveshja mund të arrihet pa përfunduar ky sezon.

“Zonja e Vjetër” do ta transferojë James Rodriguezin për 40 milionë euro nga Real Madridi, pasi edhe dëshira e lojtarit është që të luajë në Torino.

Një ndikim të madh në transferimin e kolumbianit te Juventusi ka edhe Cristiano Ronaldo, që e ka telefonuar ish-bashkëlojtarin e tij të provojë të luajë në Serie A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco