Mesfushori shqiptar shënon 2 gola për 7 minuta në Greqi

Mesfushori shqiptar shënon 2 gola për 7 minuta në Greqi

23:05, 11/02/2019

Mesfushori shqiptar i AEL Larisës, Fatjon Andoni, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin grek, duke luajtur rregullisht e duke gjetur shpesh edhe rrjetën.

Sot, përballë Panetolikos të Enea Mihajt, ai shënoi dy herë, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrte një barazim të rëndësishëm në transfertë.

Panetolikos shënoi dy herë me Mazurek e Bajroviç në pjesën e parë, por në të dytën, Andoni bëri diferencën me lojën e tij.

Fillimisht ai shënoi golin që shkurtoi diferencën në minutën e 82-të dhe vetëm 7 minuta më vonë, barazoi shifrat me një penallti duke vulosur barazimin 2-2.

Kësisoj, mesfushori ka çuar në 4 numrin e golave në këtë sezon për Larisën që lufton për të mbijetuar në elitën e futbollit grek.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco