Solskjaer i bën presion PSG-së, kujton fitoren 7-1

Solskjaer i bën presion PSG-së, kujton fitoren 7-1

22:28, 11/02/2019

Ole Gunnar Solskjaer është gati që të debutojë në Champions League me Manchester United.

E mori skuadrën në një kohë shumë të keqe, por ka arritur ta rikthejë në zonën Champions, pas një mori fitoresh me radhë, që pak kush e besonte pas largimit të Jose Mourinhos.

Pasi i befasoi të gjithë në Premierligë, Ole Gunnar Solskjaer është gati edhe për Champions League.

Pas dy muajsh pushim, rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve dhe gjithçka hapet me ndeshjen mes Unitedit e PSG-së, që do të zhvillohet në “Old Trafford” në orën 21:00.

“Tifozët dhe lojtarët janë përqendruar te një natë e jashtëzakonshme që ‘Old Trafford’ do të ofrojë. Dua vetëm që lojtarët e mi të përfshihen në lojë. Ndeshja ime e fundit ishte kur mundëm Romën 7-1. Ishte një natë tipike e ‘Old Trafford’", tha Solskjaer.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco