Pa Neymar e Cavanin, por te PSG-ja besojnë se do ia dalin ndaj Manchester United

Pa Neymar e Cavanin, por te PSG-ja besojnë se do ia dalin ndaj Manchester United

22:09, 11/02/2019

Të martën (nesër) do të rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Manchester United do të presë në “Old Trafford” skuadrën e Paris Saint Germainin, e cila ndodhet në formë aspak të mirë dhe me mungesa të shumta.

Megjithatë, gjermani i PSG-së, Julian Draxler, beson se kampionët e Ligue 1 do të kthehen në Francë me rezultat pozitiv.

“Jemi të zhgënjyer që do të jemi pa Neymarin, Cavanin dhe Munierin. Por, kemi punë për të bërë nesër mbrëma dhe besoj se mund t’ia dalim”, tha mesfushori.

“E dimë se Manchester Unitedi ka lojtarë fantastik në skuadër dhe po luajnë mirë, por edhe ne kemi skuadër të mirë. Është ndeshje që duan ta shohin të gjithë. Duhet të bëjmë detyrën tonë në fushë”, deklaroi Draxler.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco