FOTO/ Javë me fat për Partizanin, ja si ndryshon renditja e Superligës

FOTO/ Javë me fat për Partizanin, ja si ndryshon renditja e Superligës

21:05, 11/02/2019

Me ndeshjen e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Laçit u mbyll java e 21-të e Superligës, bën të ditur Syri.net.

Kjo javë foli për Partizanin, i cili thelloi diferencën në krye të renditjes. Të kuqtë tashmë janë 8 pikë më shumë se Kukësi dhe 10 se Teuta.

Skuadra e Gegës fitoi pastër me Kastriotin, duke marrë trepikëshin e radhës, por edhe duke përfituar nga humbja e Kukësit me Tiranën dhe barazimi i Teutës me Kamzën.

Fundi i renditjes sheh Kastriotin dhe Kamzën, teksa Luftëtari e Tirana sikur marrin pak ‘oksigjen’, duke qenë disi më të qetë në luftën për mbijetesë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni renditjen e Superligës pas javës së 21-të.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco