Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Manchester United i zgjat kontratën lojtarit që e kërkon Interi

Manchester United i zgjat kontratën lojtarit që e kërkon Interi

20:47, 11/02/2019

Ashley Young largon zërat e merkatos që e lidhnin me një transferim të mundshëm tek Interi.

Mbrojtësi i krahut i “Djajve të kuq” nuk do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin nga “Old Trafford” edhe për një tjetër sezon, deri në verën e vitit 2020.

Ashley Young është pjesë e Manchester United që nga viti 2011 kur u transferua nga Aston Villa.

Me fanellën e United, Ashley Young i cili fillimisht aktivizohej si sulmues krahu, por trajneri Louis Van Gaal vendosi ta spostonte në mbrojtje, numëron 227 prezenca dhe 17 gola të realizuar.

Dëshira e Young ishte një dhe e vetme të qëndronte te Manchester United dhe për këtë arsye refuzoi një sërë ofertash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco