VIDEO/ Skënderbeu kthehet te fitorja, për Laçin shënon portieri

VIDEO/ Skënderbeu kthehet te fitorja, për Laçin shënon portieri

19:56, 11/02/2019

Skënderbeu dhe Laçi zhvilluan në qytetin e Korçës takimin e fundit të javës së 21-të të Kategorisë Superiore, shkruan Syri.net.

Kampionët arritën një fitore mjaft të çmuar, me rezultatin 2-1, në një 90 minutësh të luftuar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të pandryshuar, ndërsa në të dytën korçarët kalojnë në avantazh.

Në minutën e 56-të, Muzaka kroson nga e djathta dhe aty në zonë zhytet me kokë Krasniqi, i cili gjuan bukur, duke e dërguar topin në rrjetën e kurbinasve.

Vendësit nuk ndalen dhe në minutën e 76-të fitojnë një 11-metërsh. Nga pika e bardhë tregohet i saktë kroati Pervan, i cili dyfishon shifrat.

Në minutën e fundit janë kurbinasit që fitojnë penallti dhe portieri Selmani lë kuadratin e tij, për të shkuar të shënojë e të ngushtojë diferencën  golave. Por vetëm sa për të vulosur shifrat përfundimtare 2-1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco