Juventus në ‘luftë’ me Interin për talentin 18-vjeçar

Juventus në ‘luftë’ me Interin për talentin 18-vjeçar

19:09, 11/02/2019

Dominik Szoboslzai është një emër që Juventusi dhe Interi do të luajnë derbin e tyre të zakonshëm, po kësaj here jashtë fushe.

Lojtari është vetëm 18 vjeç dhe është me origjinë hungareze, por luan në Austri te skuadra e Salsburgut.

Ai u transferua në Austri në merkaton e janarit për vetëm 500 mijë euro nga skuadra e ligës së dytë hungareze Liefering.

Me këtë ekip mesfushori ka shënuar në nëntë ndeshje 6 gola dhe ka dhënë 4 asiste, shifra të “tmerrshme” këto për një mesfushor.

Salsburgu kërkon për lojtarin plot 10 milionë euro, kjo sepse e quan një investim të sigurt për të ardhmen.

Juventusi dhe Interi duket se janë më të interesuara për 18-vjeçarin.

Gjithashtu Bayerni dhe Arsenali kanë dijeni për talentin, i cili ka tërhequr vëmendjen me fizikun dhe aftësitë e tij në fushën e lojës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco