A u favorizua Juventusi? Ish-arbitri i njohur: Sassuolos iu mohua një penallti

A u favorizua Juventusi? Ish-arbitri i njohur: Sassuolos iu mohua një penallti

17:04, 11/02/2019

Juventusi është rikthyer te fitorja ditën e djeshme kundër Sassuolos, me një rezultat të pastër 0-3.

Por, sipas ish-arbitrit Graciano Cesari, fitorja e bardhezinjve nuk ishte kaq e pastër.

Në minutën e 3-të të sfidës, sulmuesi i Sassuolos, Giuricic, është rrëzuar në zonë nga Shezni, por nuk është akorduar penallti edhe pasi Maxoleni e pa këtë rast në VAR.

Sipas Cesarit, i cili ishte i ftuar në emisionin “Tiki-Taka”, ky rast ishte një penallti e pastër.

Fajin nuk e ka Maxoleni, por pamjet që i vinë në dispozicion, të cilat nuk e ndihmuan aspak.

“Giuricic u rrëzua në zonë nga Shezni, por nëse nuk ke pamjet e qarta natyrisht që arbitri nuk ka si të ndryshojë vendimin e tij. Imazhet nuk ishin të duhurat. Duheshin pamje nga një tjetër kënd, për të kuptuar që ishte penallti e pastër”, ka thënë Cesari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco