Milot Rashica përzgjidhet në formacionin e javës në Gjermani

Milot Rashica përzgjidhet në formacionin e javës në Gjermani

16:44, 11/02/2019

Iu desh një vit për të bindur edhe më skeptikët, por tashmë Milot Rashica po lë gjithnjë e më shumë shenjë në radhët e Werder Bremenit, duke treguar se kërkon me të drejtë një rol protagonisti me fanellën e kësaj skuadre.

Mesfushori ofensiv i përfaqësues së Kosovës dha provat e talentit të tij në fundjavë, me dy gola të shkëlqyer të shënuar në kampionat ndaj Augsburgut.

Ndaj për gjermanët nuk kishte asnjë dyshim që Rashica e meritonte një vend në formacionin më të mirë të kampionatit për këtë javë në Bundesligë.

Mediat gjermane e kanë përzgjedhur futbollistin në rreshtimin e tyre ideal.

Rachica vendoset përkrah disa prej emrave më të njohur të kampionatit gjerman, si Grifo, Havertz, Sanço, Brandt apo edhe Levandovski në këto dy rreshtime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco